Molliqaj thotë se performanca e Kurtit në Kuvend “ishte e poshtër”: Doli si i “trent”

Aktuale

Molliqaj thotë se performanca e Kurtit në Kuvend “ishte e poshtër”: Doli si i “trent”

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 21:38
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se përformanca e kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës “ka qenë e poshtër”.

Madje, Molliqaj tha se “Kurti në Kuvend doli si i trent”.

Këtë deklaratë Molliqaj e tha në Presing  teksa kritikoi opozitën parlamentare për mënyrën sesi po i qasen Kurtit.

Ai e kritikoi Kurtin edhe për përmendjen e 28 emrave të serbëve për t’u arrestuar, që sipas Molliqajt nuk ka ndodhur në asnjë vend demokratik – pa gjykuar nëse personat në fjalë të fajshëm apo të pafajshëm.

”Kurti kishte përformancë të poshtër. Ai sepse na ka pru punën këtu. Ai mundet me qenë aktor, por jo kryeministër. Çfarë opozite është ajo që i thotë kryeministrit, që del në Kuvend si i trent, që jam irrituar me gjendjen dhe i përmend 28 emra të serbëve”, ka thënë Molliqaj.

”Ku keni parë që kryeministri në nivel hetimeve shkon ai bën aktakuzën secilit njeri. As spo du me tha a janë të vërteta a jo. Mua s’më intereson”, ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat