Gërvalla në Riad e ftuar nga Sekretari Blinken dhe princi i Arabisë Saudite

Aktuale

Gërvalla në Riad e ftuar nga Sekretari Blinken dhe princi i Arabisë Saudite

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 13:12
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervalla-Schwarz, është nisur për vizitë zyrtare në Riad, të Arabisë Saudite.

Ajo ëhstë e ftuar nga Sekretari amerikan i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony  Blinken dhe Princi i Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan Al Saud, për të marrë pjesë në Konferencën Globale të Koalicionit kunder DAESH/ISIS.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se Republika e Kosovës, përfaqësuar nga  Gervalla-Schëarz, shpreh angazhimin e saj të palëkundur për të përforcuar përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Kjo vizitë thekson vendosmërinë e Kosovës për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit global dhe promovimin e vlerave të njerëzimit”, shkruan në deklaratë.

Sipas MPJD-së, pjesëmarrja në këtë konferencë është një mundësi e rëndësishme për Kosovën për të demonstruar rolin e saj në skenën ndërkombëtare dhe për të konfirmuar përkushtimin e saj për paqe dhe stabilitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat