Peci: Ku ju mbeti dinjiteti dhe sovraniteti?

Aktuale

Peci: Ku ju mbeti dinjiteti dhe sovraniteti?

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 23:31
Lulzim Peci

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka komentuar ka reaguar pas raportimeve që komandanti i KFOR-it nuk e ka lejuar ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu që ta vizitoi kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Në një postim në media sociale, Peci ka kritikuar veprimet e fundit të ekzekutivit kosovar në komunat veriore duke i akuzuar ata për humbje të asaj që i përkiste Kosovës.

Ai ka akuzuar gjithashtu qeverinë se vepron në një realitet hiperreal apo paralel që nuk përkon me situatën aktuale në terren.

“A po ju kthejnë KFOR-i mbrapa, e po ju largojnë nga objektet e komunave, dhe atë jo emisarët, po ushtarët? Who are you? I am a Minister of Kurti the Great! Back off man! Huzzah! Këtu mbaron tregimi! Bukur shume! Ku ju mbeti dinjiteti dhe sovraniteti? Për budallak e humbëm edhe atë që e patëm! E tani opinionistat e VV-së, që lidhje me analizë nuk kanë, le t’i lëshojnë studiot televizive, se nuk kanë pse të dalin! Kështu është kur jetoni në univers paralel dhe shitni dokrra hiri, si thoshte Edi Rama. E sa për Qeverinë e Kosovës nuk kam koment!” – shkroi Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat