Zëdhënësi i BE-së pyetet për kidnapimin e policëve, ja përgjigjja e tij

Aktuale

Zëdhënësi i BE-së pyetet për kidnapimin e policëve, ja përgjigjja e tij

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:31
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është pyetur për kidnapimin e tre policëve nga Kosova nga njësia speciale e Serbisë.

Ai tha se këtë çështjen urgjente po e ndjekin nga afër dhe se janë në kontakt me të dyja palët dhe KFOR-in.

“Kjo është çështje që po e ndjekim nga afër dhe është një çështje urgjente. [Jemi] në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in që është i rëndësishëm në këtë kontekst për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur.

Ne nxisim Kosovën dhe Serbinë që të përmbahen nga ndonjë veprim apo reagim që do t’i kontribuonte tensioneve që janë të rritura”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat