“S’mund ta bëjnë kurrë veriun e Kosovës federate”, Ngjela ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Vepron në favor të Vuçiqit

Aktuale

“S’mund ta bëjnë kurrë veriun e Kosovës federate”, Ngjela ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Vepron në favor të Vuçiqit

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 15:08
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela, në një intervistë në News24 foli për tensionet në veri të Kosovës, duke u ndalur edhe tek qëndrimet e ndërkombëtare ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Ka ikur Vuçiç nga zgjedhjet. Ky me një lëvizje brilante hyri në zgjedhje dhe u zgjodhën kryetarët. Serbët janë në krizë ekonomike dhe po të ecë situate kështu do të shpërbëhen dhe në këtë mënyrë kërkonin të merrnin veriun “, tha avokati Ngjela.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio, ai theksoi se Trepça është një zonë shumë e lakmuar.

“Deri tani gjithçka është në favor të shqiptarizmit. Kanë ikur ata. Nuk ka jurist në botë që të thotë është faji i Kosovës. Nuk mund ta bëjnë kurrë veriun e Kosovës, federatë. Serbët atje nuk janë pakicë etnike, janë të ardhur dhe duan të kenë edhe republikë. Fakti që Amerika ka kërkuar lirimin e 3 policëve është në favor të Kosovës. Asociacioni nuk është çështje juridike, por s“ka autonomi Kushtetuese“.

I ndalur tek qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për tensionet në Kosovë, Ngjela tha se ka treguar se është me Beogradin.

“Rama është me Beogradin. Kurti nuk ka sanksione. Si do t“i vendosë Amerika sanksione një shteti që e ka çliruar vetë.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat