Drejtori i PK-së viziton policët që ishin rrëmbyer nga forcat serbe, pret nga ta t’u kthehen angazhimeve policore

Aktuale

Drejtori i PK-së viziton policët që ishin rrëmbyer nga forcat serbe, pret nga ta t’u kthehen angazhimeve policore

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 21:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot, më 29.06.2023, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, së bashku me drejtorin e Departamentit të Kufirit Ragip Bunjaku, vizituan tre policët e PK-së, të cilët ishin të kidnapuar nga forcat e armatosura serbe më 14 qershor.

Drejtori Hoxha u shpreh se ndihet i gëzuar që tre policët e Policisë Kufitare të PK-së, të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Republikës së Kosovës, tashmë janë liruar.

Ata janë mirë dhe iu kthyen familjes së tyre, kolegëve e institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Ai shprehu mirënjohjen dhe i inkurajoi ata për qëndresën dhe besimin e treguar, si dhe falënderoi ata për punën dhe angazhimet e tyre në kryerjen e detyrave policore me theks të veçantë luftën kundër kontrabandës e krimeve ndër-kufitare.  Familjet e policëve të rrëmbyer me 14 qershor e tashmë të liruar, i uroi që festën e Kurban Bajramit e pritën së bashku me më të dashurit e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtori i përgjithshëm së bashku me manaxhmentin e PK-së që vizituan policët, ndër të tjera u ofruan mbështetjen dhe përkrahjen morale për ta dhe presin që të njëjtit t’u kthehen punëve dhe angazhimeve policore në të mirë të vendit e qytetarëve pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat