Sa më shumë po rritet numri i ardhjes së diasporës, aq më shumë po rritet edhe çmimi i derivateve në Kosovë

Aktuale

Sa më shumë po rritet numri i ardhjes së diasporës, aq më shumë po rritet edhe çmimi i derivateve në Kosovë

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 11:31
Ilustrim

Numri i ardhjes së diasporës në Kosovë është në rritje. Por, sa më shumë që po rritet numri i ardhjes së mërgimtarëve, në Kosovë aq më shumë po rritet edhe çmimi i derivateve.

Nga 1.22 që shitej një litër naftë në tregun kosovar, sot çmimi ka shkuar deri në 1.37 euro/cent për litër.

Rritje të ndjeshme ka pësuar edhe çmimi i benzinës. 1.40 euro/cent po shitet sot në treg një litër benzinë.

Një fenomen tashmë i zakonshëm në tregun e derivateve është edhe diferenca në çmim mes pompave. Në më pak se 1 kilometër distancë, një litër naftë ka diferencë deri në 15 cent në mes të dy pompave të derivateve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat