Lirohet nga spitali vajza që u plagos në konfliktin e Bon Vivantit

Aktuale

Lirohet nga spitali vajza që u plagos në konfliktin e Bon Vivantit

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 10:00
QKUK

Vajza e cila u plagos të premten në lokalin “Bon Vivant” është liruar nga Klinika e Ortopedisë ku ishte duke u trajtuar, ndërsa në Klinikë po vazhdon trajtimi edhe i dy personave tjerë.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica ka thënë se gjendja shëndetësore është e tyre është ë mirë.

“Vajza e cila ishte plagosur në shtyllën kurrizore është liruar nga spitali, ndërsa po vazhdon trajtimi i dy personave tjerë. Gjendja e tyre është e mirë”, tha ai.

I pyetur lidhur me disa raportime se në këtë Klinikën ka pasur të shtëna me armë zjarri, pasi aty po trajtohet edhe A.P, I dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, Jashanica tha se nuk janë të vërteta këto raportime.

“Në Klinikën e Ortopedisë nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri, por vetëm janë shtuar forcat policore”, tha ai./Telegrafi

Në konfliktin e së premtes humbi jetën një 39 vjeçar, u plagosën gjashtë persona si dhe u lënduan 13 persona.

Lidhur me rastin, Gjykata Themelore e Prishtinës iu ka caktuar nga një muaj paraburgim A.P për “Vrasje të rëndë” dhe H.G dhe G.Z për “pjesëmarrje në rrahje”, për rastin e vrasjes dhe plagosjeve të premtën mbrëma në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Por, A.P do të dërgohet në paraburgim pas trajtimit në Klinikën e Ortopedisë.

Për ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e shtunë ka pasur reagime të shumta, ku edhe u kërkua krijimi i Policisë së Kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat