Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë greva dhe protesta

Aktuale

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë greva dhe protesta

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 10:49
Punëtorët e KEK-ut

Nexhat Llumnica, nga Sindikata e re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), tha se nuk po respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagesën e vikendeve për punëtorët.

Sipas tij, ky vendim i ka kaluar të gjitha shkallët e gjykatave, mirëpo KEK-u nuk po e zbaton atë. Sipas tij, ky veprim po bëhet me vetëdije të plotë nga Bordi dhe menaxhmenti, duke konsideruar se ata po e keqpërdorin detyrën zyrtare.

Ai shton se moszbatimi i vendimit është në kundërshtim edhe me kodin e punës, duke shtuar se rrezikshmërinë në punë të punëtorëve s’mund ta paguajë askush.

“Punëtorët e KEK-ut tash së fundmi kanë fituar një lëndë në të gjitha gjykatat, Gjykatën Themelore, Gjykatën e Apelit, Gjykatën Supreme, Gjykatën Kushtetuese, për pagesën e vikendeve për punëtorët e KEK-ut, punëtorët me ndërrime, mirëpo KEK-u ende nuk është duke e respektuar këtë vendim të gjykatës, ende nuk është duke ia paguar punëtorëve vikendet, përveç atyre që ia ka marrë gjykata, me përmbarues dhe vazhdon edhe kodi i punës i cili është bërë në fund të qershorit të këtij viti edhe në kodin e punës e kanë parapa që punëtorët me ndërrime të kenë ditë vikendi, pas përfundimit të ndërrimeve edhe në qoftë se është e hanë apo e marte, apo çfarë do që të jetë”, tha ai.

“Është në kundërshtim me ligjin kjo që e kanë bë me kodin e punës dhe faktikisht ne duhet të shkojmë drejtë gjykatave të bëjmë ri-padi edhe pse këtë e kemi fituar një herë dhe ne konsiderojmë se menaxheri i KEK-ut në këtë rast edhe bordi me plot dijeni po bënë keqpërdorim të detyrës zyrtare për arsye se po të shkojmë në gjykatë e fitojmë drejtë dhe dihet se ato kanë shpenzime jo të vogla nga Korporata Energjetike e Kosovës. Kemi edhe shumë shkelje të të drejtave të tjera edhe për kundër që ne gjithherë bëjmë kërkesa edhe me shkrim, e kemi rrezikshmërinë në vendin e punës ku rrezikshmëria e punëtorëve të KEK-ut nuk paguhet edhe pse shumë punëtor gjatë vitit vdesin si rezultat i sëmundjeve profesionale, që ne dyshojmë së i marrin në vendet e punës, mirëpo rrezikshmëria e punëtorëve nuk paguhet”, tha ai.

Llumnica potencoi se së fundi kanë kërkuar rritjen e pagave bazuar edhe në trendët e fundit, por që pasi kjo nuk po ndodh shumë ekspertë po largohen nga korporata. Madje thotë se në mungesë janë 2000 mijë punëtorë.

Për këtë çështje tha se nuk kanë pasur mundësi që të takohen me Qeverinë, edhe përkundër kërkesave të tyre, madje thotë se mund të ketë edhe greva e protesta duke paralajmëruar se KEK-u mund të mbetet pa punëtorë e prodhim.

“…tash së fundmi kemi kërkuar edhe ngritjen e pagave duke u bazuar në tregun e punës, në sektorin privat dhe shumë vende të tjera, që kanë paga shumë më të mira se punëtorët e KEK-ut dhe realisht kanë filluar punëtorët e KEK-ut ta lëshojnë punën, të ikin nga vendi i punës, të ikin nëpër vende të ndryshme, por normal edhe tek sektori privat, sepse ne kemi pasur rastin e fundit ku dhjetëra inxhinier kanë ikur nga vendi dhe disa s’kanë filluar fare punën për shkak se kanë paga më të mira diku tjetër, është emergjente që Korporata Energjetike e Kosovës, ta bëjë ngritjen e pagave, përndryshe edhe për kundër mungesës së madhe që në bazë të skemës organizative të vitit 2016 kemi 2000 mijë punëtor mungesë, prapë do të ikin edhe këta që janë dhe KEK-u një ditë do të jetë pa prodhim, si rezultat i mungesës së madhe të punëtorëve”.

“Ne nuk kemi pas takime me Qeverinë, kemi pas takime me menaxhmentin e KEK-ut ku ende nuk jemi dakordu për ngritjen e pagave, kjo ka mbetur pezull, mirëpo ne do të kërkojmë prapë do t’i ripërsërisim kërkesat dhe së shpejti mund të kemi edhe protesta edhe greva për arsye se KEK-u mund të jetë edhe pa punëtorë edhe pa prodhim në rast se nuk bëhet ndritja e pagave sepse punëtorët të cilët kanë mjeshtri, kanë ekspertë, kanë inxhinierë, do të ikin sepse gjejnë vende me të mira se në KEK”.

“Punëtorët e sigurimit fizik janë shkel qe 17-18 vjet, nga viti 2007 pra në vitin 2004 është bërë një huazim i atij departamenti dhe në vitin 2007, padrejtësisht është tenderuar jashtëligjshëm dhe vazhdon të tenderohet jashtëligjshëm edhe tani e tutje. Ne kemi pas disa premtime të kësaj qeverie atëherë kur ishte opozitë, kemi pas premtime edhe gjatë takimeve kur ka ardhur në pushtet po presim që punëtorët e sigurimit fizik, pra Departamenti i Sigurimit Fizik të kthehet në KEK sepse ai nuk është privatizuar, ata nuk kanë marrë aksione dhe në realitet e kanë të drejtën e tyre të kthehen aty ku e kanë vendin”, u shpreh Llumnica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat