Muharremi për përkrahjen e punësimit të grave: Buxheti i Kosovës duket shumë tepër e vogël

Aktuale

Muharremi për përkrahjen e punësimit të grave: Buxheti i Kosovës duket shumë tepër e vogël

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 19:40
Shenoll Muharremi

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Shenoll Muharremi përmes një postimi ka treguar për numrin e gravë në Kosovë që janë të papunësuara.

Ai ka publikuar një grafikë të buxhëtit të Kosovës, ku sipas vendimi që kanë marrur kanë ndarë 60. Mijë euro për të përkeahur punësimin e grave.

“Punësimi i Grave: 490,197 të papunësuara. Dje qeveria kishte ndarë 60,000 euro për me përkrahë punësimin e grave (masa 1.3). Nga kjo, nga 150 euro për tre muaj, që i bjen rreth 133 persona me u përkrahë vetëm 3 muaj.

Nëse e shiqojmë buxhetin e Kosovës për 2023 që është 3,212,000,000 kjo duket shumë tepër e vogël. Sa për informatë: janë 607,439 gra në Kosovë që janë në moshë pune. Prej tyre vetëm 117,242 të punësuara sipas agjencisë së statistikave. Kemi rreth gjysmë milioni apo 490,197 të papuna”, ka shkruar Muharremi në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat