Takimi mes Kosovës dhe NATO-s

Aktuale

Takimi mes Kosovës dhe NATO-s

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 22:35
Vjosa Osmani dhe Stoltenberg

E para e Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, do të takohet javën e ardhshme me të parin e Aleancës së NATO-s, sekretarin e përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Njoftimi për këtë takim është publikuar edhe në ueb faqen e NATO-s, ku bëhet e ditur se takimi do të mbahet me 7 shtator dhe se në fund do të ketë edhe një konferencë për media me fillim nga ora 14:30.

Pritjet janë që në këtë takim do të diskutohet për situatën e sigurisë në Kosovës, sidomos gjendjen në pjesën veriore të Republikës.

Por, përveç gjendjes aktuale, njohësi i çështjeve të sigurisë, Shkelzen Sopjani, thotë se në takimin Osmani – Stoltenberg, mund të diskutohet edhe për të ardhmen e raporteve NATO-Kosovë.

Ndërsa, profesori universitar Arben Fetoshi, thotë se kjo vizitë është në kuadër të aktivitetit diplomatik që për qëllim ka shtyrjen e palëve drejtë progresit në dialog.

Ka javë që është paralajmëruar një presion diplomatik për finalizimin e procesit të dialogut, ndërsa kryeministri Kurti ka deklaruar se një gjë e tillë po kërkohet të ndodh në pranverën e vitit të ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat