Sylejmani: Vendimi për objektin e ilegalëve, pak i ngutur

Aktuale

Sylejmani: Vendimi për objektin e ilegalëve, pak i ngutur

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 20:43
Rrahman Sylejmani

Rrahman Sylejmani, ish-epror i Policisë, e ka quajtur të ngutshëm vendimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, që të lirohet objekti që shfrytëzohet nga strukturat paralele në Lagjen e Boshnjakëve.

Sylejmani potencoi se duhet të punohet drejt shtensionimit të situatës dhe të zhvillohen zgjedhjet.

“Ngjarjet e fundit dhe ky vendim i kryetarit tanishëm të Komunës veriore të Mitrovicës, i cili e ka shtyrë një herë a dy herë, për mendimin tim është vendim i ngutshëm pak.

Vetë e dimë situata që është e tensionuar dhe ajo po ndodhën në vazhdën kur gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, po kërkojnë që të qetësohet situata dhe të mos ketë asnjë veprim nga asnjëra palë, pavarësisht pretekstit”, u shpreh Sylejmani në InfoMagazine në Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat