A do të japë dorëheqje Rozeta Hajdari?

Aktuale

A do të japë dorëheqje Rozeta Hajdari?

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 22:20
Rozeta Hajdari

Pas arrestimeve në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e ministres, Rozeta Hajdari.

Mirëpo, vetë ministrja Hajdari, largoi dyshimet për një dorëheqje të mundshme, pasi siç tha ajo, nuk ka ndonjë arsye për ta bërë një gjë të tillë, raporton teve1.info.

“Që nga dita e parë opozita kërkon dorëheqjen time. A jemi ardhur ne për t’i realizuar dëshirat e opozitës për tu dorëhequr ministrat, apo për të kryer një program të qeverisjes së mirë. Ne asnjëherë nuk mund të jemi në plotësim të dëshirave të opozitës, por nëse ka ndodhur një problem që është në përgjegjësinë time, atëherë normalisht që unë e marr si përgjegjësi profesionale. Pra, nuk ka arsye dhe nuk do të jap dorëheqje”, deklaroi Hajdari.

Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti, përkundër këtyre thirrjeve i ka dalë në mbështetje të plotë ministres Hajdari, duke thënë se ka besim në të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat