Berisha: Armatimi i grupit kriminal erdhi nga Serbia

Aktuale

Berisha: Armatimi i grupit kriminal erdhi nga Serbia

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 10:26
Bekë Berisha 

Policia e Kosovës, pas përfundimit të aksionit në Banjskë pas sulmit që ndodhi atje nga një grup terroristësh arrit të konfiskoj arsenal armësh.

Kurse, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla deklaroi se gjithë ai armatim kap vlerën e rreth 5 milionë eurove.

E, deputeti Bekë Berisha thotë se armatimi ka ardhë nga Serbia, duke shtuar se vlera e tij nuk e kap atë shifër.

“Nga erdhi, erdhi nga Serbia. Tash entuziazmi i ministrit Sveçla se me kthy atë armatim se sa kushton edhe nuk e di se sa kushton ai, mirëpo kushton shumë më lirë sepse nëse ka dal prej depove të ushtrisë së Serbisë dhe e implikon direkt ushtrinë dhe institucionet e sigurisë pastaj nuk ka rëndësi sepse u marr pa pare, por qëllimi ka qenë dhe këtu involvohet ushtria në aktivitete terroriste në Kosovë”, ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat