Armët dhe municioni në fshatin serb të Vushtrrisë

Aktuale

Armët dhe municioni në fshatin serb të Vushtrrisë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 19:55
Armët e konfiskuara

Të hënën në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë Policia e Kosovës ka konfiskuar armë dhe një sasi të madhe të municionit. Deri të zbulimi i tyre, erdhi pasi një qytetar kishte hasur në to teksa kishte qenë duke mbledhur hekurina. Se di ndodhi i gjithë rasti, ky dëshmitar ka rrëfyer në kushtet anonimiteti ekskluzivisht.

Mesditën e së hënës, doli për hedhjen e mbeturinave.

Por ajo në çka hasi ky person në Prelluzhë të Vushtrrisë, e alarmoi.

Brenda një rrobe me mbishkrime serbe, pa se kishte një sasi të madhe të armatimit.

“Këtu kemi ardh me i gjuajte disa mbeturina, edhe kur kemi ardh me i gjuajt mbeturinat i kemi parë tytën e pushkës, me teshë, uniformë e serbëve. Kur i kemi shpluar, e kemi parë që janë dy pushkë, edhe e kom thirr policinë, ka thënë dëshmitari që ka dashur të jetë anonim.

Ky dëshmitar që dëshiron të mbetet anonim, tregon se çka pa tjetër përveç këtyre dy armëve, në hyrje të fshatit të banuar me serbë.

“Pushkë, kallashnikov, shurdhuese, bomba, fishekë, edhe po të kallëzoj vetëm ndonjë kojshi i yni këtu (i Prelluzhës) i ka gjuajt, se s’ka tjetër kush”, ka rrëfyer dëshmitari.

Ky dëshmitar, thotë se pas ngjarjeve në Banjskë, Policia e Kosovës kreu disa bastisje edhe në Prelluzhë.

“Me bastisjet që po i bëjnë policia jonë nëpër fshatrat e serbeve (pas ngjarjeve në Banjskë) kanë bërë edhe në Prelluzhë edhe sigurisht që janë tutë serbët, ndoshta ka qenë ndonjë paramilitar serbë, edhe i ka heq nga shtëpia e vet e i ka gjuajt këtu”, ka treguar dëshmitari.

Ndërsa shton se gjatë kohës së luftës, me disa nga serbët e këtij fshati kishin probleme të vazhdueshme.

“Në vitet e 90-ta janë sjell shumë keq me shqiptarë. Familja jonë kemi qenë në stacion për helmime nga i pari deri tek i fundit. Gjithë kemi pas gjithë telashe mes tyre dhe neve, na kanë marrë na kanë maltretuar gjithmonë, me pretekstin se kemi armë. Pas luftës e kanë parë që s’ka kurrgjë, rrinë shumë urtë”, është shprehur dëshmitari.

E armatimin e gjetur këtu të hënën e ka prezantuar edhe Policia e Kosovës.

Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar këto lloje të armëve, të gjitha prodhim jugosllav:

– Një armë automatike M-70 Zastava

– Një armë gjysmë automatike M-59 Zastava

– Tre karikatorë të Ak-47

– Një mjet shpërthyes-tromblon

– Katër granata dore dhe

– 360 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se vendin e ngjarjes e kanë ekzaminuar edhe njësitë për trajtimin e mjeteve shpërthyese nga FSK-ja dhe KFOR-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat