Kurti mbledh sot ministrat

Aktuale

Kurti mbledh sot ministrat

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 08:47
Albin Kurti

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit, mbledhja do të fillojë nga ora 15:00. Në rend të ditës janë gjithsej 11 pika, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në mbledhjen e nesërme të Qeverisë do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Draftit të Raportit nëntë (9) mujor të Buxhetit për vitin 2023 dhe po ashtu shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e rritjes së kufirit të kategorisë së shpenzimeve “Rezerva” me rastin e pranimit të fondeve nga Banka Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat