Pas debateve të forta, përfundon seanca, rreth 8 orë diskutim për dialogun

Aktuale

Pas debateve të forta, përfundon seanca, rreth 8 orë diskutim për dialogun

Nga: Bota sot Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 07:29 Përditësuar në ora: 12:47 më 03.11.2023
Kuvendi i Kosovës

Kurti pyet opozitën: Qysh ja keni bo me Vuçiqin që me juve nënshkruante, me mu s’po nënshkruan

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk e ka pranuar ende draftin për Asociacionin meqë nuk është nënshkruar. Kurti ka kërkuar nga PDK e LDK që t’i tregojnë se si e kanë bindur presidentin e Serbisë që të nënshkruaj në vitin 2013 dhe në vitin 2015, pasi sipas tij, Vuçiq nuk po i nënshkruan marrëveshjet me të.

Por, ai tha se ka ofruar nënshkrimin e atij drafti dhe tha se e ka shqyrtuar edhe me kujdes dhe me mëdyshje, por se nuk mund ta bëjë publik meqë është kërkesë e ndërmjetësve.

“Qysh ja keni bo që me juve nënshkrujke, me mu s’po nënshkrun, po ikë. Qysh ja keni ba që nënshkrujke me juve, ju kallzomni qysh ja keni bo në 2013 dhe 2015, jam i interesum edhe unë për nënshkrim, kallzomni qysh ja keni ba”, tha Kurti.

Këtij fjalimi të Kurtit iu përgjigj kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“A u qetësove kryeministër, se u bëne merak këta tutë që të panë kështu”, tha ai.

“S’e kam pranuar ende, nuk e kam pranuar. Dhe kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju. Sepse se kam pranuar dhe ajo çfarë kam ofruar është që ta nënshkruaj dhe si rrjedhojë ta pranoj. Meqenëse s’ka nënshkrim, s’ka pranim. S’ka pranim – s’ka zbatim. Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim”.

“Pesë emisarët më kërkuan garancione për të mos e zbuluar draftin]. Më duhet t’i qëndroj besnik kërkesës së tyre. Brukseli thotë që ne kemi marrëveshje, më 27 shkurt dhe 18 mars. Kjo s’është nënshkruar nga pala tjetër, rrjedhimisht as nga ne, përkundër gatishmërisë. Brukseli ka thënë qartë që ne kemi marrëveshje dhe është përfshirë në konkluzionet e KE. Nga pikëpamja e Brukselit është marrëveshje edhe nga e jona. Më shumë se kaq s’mund të them për hollësitë e draft-statutit”.

Kurti, opozitës për draft-statutin: Nuk e kam pranuar

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk e ka pranuar ende draftin për Asociacionin meqë nuk është nënshkruar.

Por, ai tha se ka ofruar nënshkrimin e atij drafti dhe tha se e ka shqyrtuar edhe me kujdes dhe me mëdyshje, por se nuk mund ta bëjë publik meqë është kërkesë e ndërmjetësve. 

“S’e kam pranuar ende, nuk e kam pranuar. Dhe kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju. Sepse se kam pranuar dhe ajo çfarë kam ofruar është që ta nënshkruaj dhe si rrjedhojë ta pranoj. Meqenëse s’ka nënshkrim, s’ka pranim. S’ka pranim – s’ka zbatim.  Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim”.

“Pesë emisarët më kërkuan garancione [për të mos e zbuluar draftin]. Më duhet t’i qëndroj besnik kërkesës së tyre”.

“Brukseli thotë që ne kemi marrëveshje, më 27 shkurt dhe 18 mars. Kjo s’është nënshkruar nga pala tjetër, rrjedhimisht as nga ne, përkundër gatishmërisë. Brukseli ka thënë qartë që ne kemi marrëveshje dhe është përfshirë në konkluzionet e KE. Nga pikëpamja e Brukselit është marrëveshje edhe nga e jona. Më shumë se kaq s’mund të them për hollësitë e draft-statutit”.

Kurti në Kuvend: Nënshkrimi do të thotë garanci për zbatim, Serbia refuzoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka nisur raportimin në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

“Më 26 tetor, në Bruksel zhvilluam takim, ku unë së pari kam kërkuar më shumë siguri në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kërkova që të bëhet ndëshkimi i Serbisë për sulmin terrorist ndaj Kosovës. Kërkesën për ndëshkim e kemi për hir të mos përsëritjes.

Ne ofruam të nënshkruajmë marrëveshjen bazë të Brukselit të shkurtit me aneksin zbatues dhe propozimin për zbatimin e marrëveshjes për vetëmenaxhim. Nënshkrimi do të prodhonte pranim. Nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim.

Serbia refuzoi sërish nënshkrimin, duke refuzuar draftin për vetëmenaxhim.

E mirëpresim thirrjen për njohjen de facto të Kosovës nga Serbia. Njohja de facto reciproke duhet të zbatohet.”, tha Kurti.

Seanca e raportimit të Kurtit për asociacionin, AAK shpërndanë lule të kuqe për VV-në

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, bashkë me deputetin Pal Lekaj kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës me disa lule të kuqe të cilët i kanë shpërndarë për deputetët e ministrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti Pal Lekaj është parë teksa ia dërgon një edhe shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ky aksion simbolik i AAK-së vjen pak para fillimit të raportimit të Kurtit për dialogun dhe Asociacionin.

AAK ka pasur aksion edhe ne pas ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore.

Kryeministri Kurti raporton sot para Kuvendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë sot para Kuvendit të Kosovës lidhur me takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Kuvendi do të mblidhet me fillim nga ora 11:00.

Kurti ishte takuar me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë me 26 tetor dhe pas takimit kishte deklaruar se ishte i gatshëm për ta nënshkruar propozimin që i ishte dorëzuar më 21 tetor nga pesëshja e madhe, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

”Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit. Përkundrazi, ajo kërkoi një letër anësore që do të anulonte 3 parime të marrëveshjes dhe propozimin e 21 tetorit. Pranimi do të thotë nënshkrim, dhe nënshkrimi garanton pranimin dhe zbatimin”, ka deklaruar Kurti.

Përvec raportimit të Kurtit, në rend dite janë edhe disa pika tjera. Do të votohet Propozim-rezoluta për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës, si dhe Projekt-rezoluta nga debate parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

Më poshtë gjeni të gjitha pikat e rendit të ditës:

1.  Raportimi i Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti për takimin  e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

2.  Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,

3.  Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,

4.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike,

5.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,

6.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,

7.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,

8.  Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,

9.  Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

10.  Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

11.  Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,

12.  Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat