​Ngrihet aktakuzë kundër një serbi për masakrën në Dubravë

Aktuale

​Ngrihet aktakuzë kundër një serbi për masakrën në Dubravë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurit G.M. i nacionalitet serb, shtetas i Kosovës dhe Serbisë, me adresë të vendbanimit në Serbi, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale krimi i luftës kundër popullsisë civile.

I pandehuri akuzohet se më 22 maj 1999, ka marrë pjesë në vrasjen e 109 të burgosurve dhe në plagosjen e 108 të burgosurve të tjerë, që të gjithë të nacionalitetit shqiptarë, e njohur si masakra në Dubravë.

Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë - paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

Hetimet ndaj të pandehurve të tjerë janë duke vazhduar, në mungesë, pasi që të njëjtit janë të pa arritshëm për organet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat