Flet motra e të arrestuarit të tretë: Kemi dëshmi që ka qenë në shtëpi

Aktuale

Flet motra e të arrestuarit të tretë: Kemi dëshmi që ka qenë në shtëpi

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Në mesin e të arrestuarve për vrasjen e Liridona Murselit, është edhe një pjesëtar i FSK-së.

Mirëpo, motra e këtij të fundit, ka deklaruar që në natën e vrasjes, ka xhirime ku dëshmon se vëllai i saj ka qenë së bashku me familje, tek xhaxhai i tyre.

“Në natën kritike vëllai ka qenë me neve te axha, janë kamerat, janë xhirimet. Ka qenë bashkë me ne, me babain, kemi shku me kqyrë çka ka ndodhë, s’jemi asgjë në dijeni. Kurgjo nuk ka përmend as që e din, as që ka folur ndonjëherë diçka”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se tashmë të arrestuar janë bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli dhe Granit Plava.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se në mesin e të arrestuarve për këtë rast, si i dyshuar, është edhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat