Ambasadori Zemaj takohet me ministrin ukranias të Mbrojtjes: Kosova qëndron me Ukrainën

Aktuale

Ambasadori Zemaj takohet me ministrin ukranias të Mbrojtjes: Kosova qëndron me Ukrainën

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 08:53
Foto nga takimi

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov.

Zemaj dhe Umerov janë takuar në margjinat e Konferencës së Bazës Industriale të Mbrojtjes së Ukrainës, e cila është mbajtur në Washington DC.

Ai në një postim në “X” ka shkruar se Kosova qëndron me Ukrainën.

“Sot në margjinat e Konferencës së Bazës Industriale të Mbrojtjes së Ukrainës të mbajtur në Uashington DC, isha i kënaqur që pata mundësinë të takohesha shkurtimisht me Ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov. Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën”, ka shkruar Zemaj në “X”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat