Sulmi ndaj Granit Plavës/ Drejtori i Burgjeve vjen me detajet: Brenda tre ditëve do të kryejmë hetimin në lidhje me rastin!

Aktuale

Sulmi ndaj Granit Plavës/ Drejtori i Burgjeve vjen me detajet: Brenda tre ditëve do të kryejmë hetimin në lidhje me rastin!

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 20:07
Ismajl Dibrani

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibrani, ka bërë të ditur se ka pasur tentim për ta sulmuar gjatë kohës së paraparë për shëtitje Granit Plavën të dyshuarin për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai ka bërë të ditur për reporterin se brenda tre ditësh do të dalin me rezultatet e hetimit për rastin në fjalë.

“Për çdo incident që ndodh brenda burgjeve formohet komisioni, dhe shikohet nëse është sulm, konflikt fizik apo tentim i vetëlëndimit. Këtë rast do ta kryejmë me procedura të shpejta, për dy apo tre ditë do të dalim me rezultatet e hetimit, ka thënë Dibrani.

“Nuk ka pasur konflikt fizik (rrahje). Natyrisht është rast i ndijshëm edhe mund të ketë kërcënime sepse ata mund të kenë kontakte të burgosurit e tjerë. Të burgosurit kanë tentuar për ta sulmuar por stafi ka reaguar menjëherë dhe e kanë shpëtuar nga ballafaqimi direkt. Do të thotë nuk ka pasur rrahje”.

Ai ka njoftuar se tre të burgosurit janë të shpërndarë në tri qendra korrektuese dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit kanë nivel të lartë sigurisë.

Njëri është në burg të sigurisë së lartë dhe tjerët në burgje të tjera”, ka deklaruar Dibrani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat