Mosdekretimi i kryeprokurorit, Maloku: Ka dështuar Zyra e Presidentes

Aktuale

Mosdekretimi i kryeprokurorit, Maloku: Ka dështuar Zyra e Presidentes

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, ka komentuar mosdekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit, duke thënë se KPK-ja e ka bërë punën e tij. Ai ka thënë se ka dështuar Zyra e Presidentes.

“Nuk mendoj se Këshilli ka dështuar, ka dështuar Zyra e Presidentes. Ne kemi edhe një opinion te Komisionit të Venecias, këshillat kanë rol përmbajtjesor, e roli i presidentit është formal, pra dekretimi. Shtyrja që ka bërë presidentja, është dështim i zyrës së saj, e ka mbajtë ma shumë se 1 vit e gjysmë pezull dekretimin”, ka thënë Maloku.

Maloku ka thënë se Këshilli është përballur me sfida, por ka shënuar edhe rezultate përgjatë 12 muajve punë.

“Gjate këtij viti Këshilli Prokurorial ka marrë 190 vendime, që kanë shërbyer për realizimin e mandatit kushtetues të Këshillit dhe sistemit prokurorial”, tha ai në konferencën përmbyllëse për vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat