Arifi: Ky është problemi kryesor që e ka përcjellë qeverisjen e Kurtit

Aktuale

Arifi: Ky është problemi kryesor që e ka përcjellë qeverisjen e Kurtit

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 11:00
Dritëro Arifi

Analisti politik, Dritëro Arifi deklaron se qeveria “Kurti”, ka arritje shumë pak dhe se ajo që mund të përmendet është çështja e menaxhimit të situatës në veri.

“Mund të themi që kjo qeveri arritje ka shumë pak, por janë substanciale siç është çështja e menaxhimit të situatës në veri , por megjithatë me një menaxhim fragjil sepse ende nuk e dim rezultatin final në kuptimin e marrëveshjes se çka do të ndodhë me Asociacionin dhe një arritje tjetër është që kemi me pak korrupsion”, është shprehur Arifi.

Arifi ka folur edhe për stagnimet e kësaj qeverie, duke përmendur disa nga fushat kryesore.

“Sa i përket stagnimeve ka stagnime substanciale pra po themi reforma në drejtësi, arsimi, shëndetësia pra pak a shumë lëvizje milimetrike në kuptimin e fjalës por nuk ka gjë të prekshme që qytetarët do të thonin eh kjo është gjë është fillim i mirë. Po ashtu edhe në ekonomi gjendja e qytetarëve është shumë e rënduar edhe për shkak të inflacionit. Për politikë të jashtme nuk kemi nevojë as të flasim, ka pasur shumë skandale, shumë probleme, shumë konfrontime me perëndimorët”, ka shtuar Arifi.

Sipas tij, problemi kryesor që e ka përcjellë qeverisjen “Kurti”, është instalimi i gjuhës së urrejtjes.

“Problemi kryesor që e ka përcjellë këtë qeverisje është gjuha e urrejtjes të cilën e kanë instaluar ndaj çdo elementi që nuk është i përshtatshëm për botëkuptimin e Vetëvendosjes dhe kjo është gjithmonë ajo nëse e hap një gropë mund të biesh edhe vet në të”, ka thënë ndër të tjera Arifi.

Qeveria ‘Kurti 2’, është votuar më 22 mars të vitit 2021 më 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat