Shtuni: Situata Kosovë-SHBA, më e keqja, që pas çlirimit

Aktuale

Shtuni: Situata Kosovë-SHBA, më e keqja, që pas çlirimit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 23:11
Adrian Shtuni

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri (15 shkurt) foli për mbështetjen e SHBA-ve për reformën në drejtësi, interes të drejtpërdrejtë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe stabilitetin e shtetit të Kosovës.

Në një lidhje në Skype me studion e emisionit “3D”, eksperti i Sigurisë në Uashington, Adrian Shtuni u shpreh se situata Kosovë-SHBA është më e keqja që nga çlirimi i Kosovës.

“Blinken ju shmang përgjigjes për Kosovën kur e pyetën për Kosovën sepse situata aty nuk ka qenë ndonjëherë më keq sidomos kur flasim për situatën e Shteteve të Bashkuara me Kosovën dhe ambasadori Hovenier doli pak më para në një konferencë për të përgënjeshtruar atë që thotë Kurti se marrëdhënia është normale, ai shumë qartë e tha se kjo nuk është e vërtet.

Situata është më e keqja që nga çlirimi i Kosovës ku kanë filluar dhe marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Shunti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat