Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit Sefaj

Aktuale

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit Sefaj

Më: 17 mars 2024 Në ora: 17:12
Foto nga vendngjarja

Kryeministri Albin Kurti sot gjatë ditës vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit dhe shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj, i cili u nda nga jeta të marten më 12 mars.

“Duke shprehur ngushëllimet e tij, kryeministri Kurti, tha se z. Sefaj do të kujtohet përherë për punën e tij fisnike si gazetar dhe për krijimtarinë e tij të pasur letrare dhe publicistike”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

“Një jetë e plotë që ia ka vlejtur fort. Për veten e tij dhe për neve që e njohëm, i lexuam e do t’i lexojmë përsiatjet dhe përvojat e tij të kthyera në libra për të tjerët.

Image
I ndjeri Bajram Sefaj

Me mall e nderime për Bajram Sefajn”, shkroi kryeministri Kurti, në librin e ngushëllimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat