Rifillojnë seancat në rastin e Thaçit

Aktuale

Rifillojnë seancat në rastin e Thaçit

Më: 18 mars 2024 Në ora: 21:09
Hashim Thaçi

Kanë rifilluar seancat në rastin e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit. E me ndikim negativ po vlerësohen shtyerjet eventuale të seancave. Përkundër kësaj, Specialja ua vazhdoi paraburgimin Krasniqit e Selimit, edhe për dy muaj të tjerë.

Fillimi i javës, shënoi rifillimin e sesioneve në rastin e katërshes së Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës.

Sikurse më parë, pjesa më e madhe e tyre, vazhdon të jetë e mbyllur për publikun.

Edhe seancat e parapara për këtë javë, sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kryesisht do të jenë private, teksa Kryetari i trupit gjykues Charles Smith ka marrë vendim të anulojë seancat e datës 21 mars dhe 22 gusht 2024, në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas trupit gjykues, ky vendim është marrë për shkak se ka kontradikta në mes datave.

Të gjitha këto shtyerje të seancave në gjyqin ndaj ish krerëve të UÇK-së, vlerësohen me ndikim negative në zhvillimin e çështjes gjyqësore.

“Çdo shtyerje e seancave apo anulim i tyre ndikon në kohëzgjatjen apo zvarritjen e procedurës. Nëse kemi parasysh edhe numrin e madh të dëshmitarëve të prokurorsië dhe kohën e gjatë të paraburgimi, çdo shtyrje po shkon në disfavor të të akuzuarve. Trupi gjykues duhet të kujdeset që gjykimi të kryhet brenda një afati të arsyeshëm.”, tha Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Në prag të këtyre zhvillimeve, Gjykata Speciale mori dy vendime që lidhen me paraburgimin e Krasniqit dhe Selimit.

Të dy ish krerëve të UÇK-së, u është vazhduar masa e paraburgimit me arsyetimin se ka rreziqe për arratisje dhe ndikim në dëshmitarë.

Paneli thekson se z. Krasniqi dhe z. Selimi tashmë ka qenë në paraburgim për një periudhë të konsiderueshme kohore dhe gjykimi në këtë rast ka të ngjarë të jetë i gjatë. Të gjitha Palët janë veçanërisht duke pasur parasysh nevojën për të siguruar që gjykimi të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur. Paneli do të vazhdojë të monitorojë në çdo fazë të këtyre procedurave nëse paraburgimi është i nevojshëm dhe i arsyeshëm.

E ndërkohë, numri i dëshmitarëve që pritet të dëshmojnë vazhdon të mbetet konfidencial, e ku gjatë kësaj jave janë të planifikuar dëgjimi i tre dëshmitarëve të prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat