Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do ta vizitojë Serbinë në fund të gushtit ose më së voni në fillim të shtatorit.
Kjo u bë e ditur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një takim për media sot në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Londër
Ai tha se ka pasur një takim të gjatë me Macron për Kosovën, bashkëpunimin bilateral, çështje gjeopolitike dhe integrimin evropian të Serbisë, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
Vuçiq ka takuar edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky me të cilin ka diskutuar për “çështje dypalëshe dhe situatën politike”. Ndër tjera, Vuçiq tha se ai "po pret ende presion" që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë.