Analiza e ekspertit të sigurisë: Çfarë përfiton Serbia në këtë pozicion konkret të qeverisë së Kosovës me ambasadorët e vendeve strategjike

Aktuale

Analiza e ekspertit të sigurisë: Çfarë përfiton Serbia në këtë pozicion konkret të qeverisë së Kosovës me ambasadorët e vendeve strategjike

Nga: A.SH Më: 3 gusht 2024 Në ora: 15:16
Ura e Ibrit, Mitrovicë

Ekpsreti i sigurisë Drizan Shala i ka bërë një analizë situatës në të cilën jemi aktualisht, sa i përket hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicën e veriut.

Ai i ka bërë disa analiza “se ku dhe si qëndron Serbia në këtë situatë sepse populli thotë se kur dy luftojnë fiton i treti!”

Shkrimi i plotë:

Koordinim-Nënkoordinim pastaj Analizë dhe Veprim

❗️Situata po bëhet (e keqe) e mire në qëndrime tani edhe më e vështirë në hapjen e urës ndërmjet faktorit ndërkombëtar dhe faktorit politik vendor.

⛔️ Çështja në këtë situatë është se ku dhe si qëndron Serbia në këtë situatë sepse populli thotë se kur dy luftojnë fiton i treti!

Le të elaborojmë në aspektin e sigurisë, por nga pikëpamja se çfarë përfiton Serbia në këtë pozicion konkret të qeverisë së Kosovës me ambasadorët e vendeve strategjike:

❗a. Përballja ushtarake/policore ( KFOR/Policia e Kosovës) kështu që reaguesit e tretë kundër reaguesit të parë të sigurisë do të përballeshin në urë dhe Serbia fiton.

❗b. KFOR-i do të forconte në praktikë 1244 në ato hapësira duke mbyllur rrugët e tjera që të çojnë në veri - shpallja e zonës ndërkombëtare dhe rikthim para vitit 2008 dhe neutralizimi institucional vendor në atë pjese - Serbia fiton.

❗c. Bllokimi i mekanizmit të sigurisë vendor në veri dhe ndryshimi i forcave në terren nga Policia e Kosovës në KFOR (rritja e trupave ose më keq 4 fishimi më shumë se sa janë tani ) do të legjitimonte narrativën serbe dhe kthimin e UNMIK-ut dhe Serbia fiton.

❗d. Duke mbajtur statusin ndërkombëtar në ato zona, Serbia nuk do të kishte nevojë të përdorte trupat e saj kriminale, paraushtarake dhe ushtarake në Serbi për asnjë veprim siç ishte në shtator 2023, sepse fitorja do të përcaktohej në arenën ndërkombëtare, kështu që Serbia fiton.

⛔Pra, institucionet politike duhet të mendojnë që të mos preket “molla” e ndaluar siç është Ura Ibrit, sepse nuk duhet humbur ecuria e duhur dhe e arritur e strukturave tona të sigurisë në ato anë, por edhe sakrifica e policëve nga ata që ranë në detyra dhe që sot jane po ata që ofrojne sigurine e duhur për çdo qytetarë të Republikës se Kosovës.

Kështu qytetarët lëvizin, rrugët e tjera janë të hapura për në veri, kdhe jeta vazhdon normalisht edhe në urën e Ibrit, ku shohim qytetarët që ecin normalisht, por mos lejoni që aksioni lokal të bëhet aksion ndërkombëtar, siç është gati të ndodhë!

❗Kosova duhet të vazhdojë të ndryshojë qëndrim dhe qasjen ndaj SHBA-së e cila është garancia e stabilitetit të Kosovës përballë një aparati diplomatik që Serbia ka krijuar që nga pjesa mbrojtëse e sulmit në Bajnskë , në atë ofenzive dhe duke u përpjekur të përfitojë nga veprimet ligjore dhe legjitime të qeverisë se Kosovës të cilat po miren jo në kohë të duhurat e në formën jo të drejtë politike sipas kërkesës dhe qëndrimit të prer i vendosur i partnerëve tanë strategjikë.

⛔Le të bëjmë një pyetje hipotetike:

Po sikur strukturat e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës të përballen me njëra-tjetrën dhe strukturat e inteligjencës së BIA/FSB-së, të dislokuara nga Beograd, të kryejnë ndonjë operacion të tyre dhe të vrasin një ushtar të KFOR-it, dhe pala kujdestare e përgjegjëse do të ishte Policia e Kosovës, a do të jetë një fitore për Serbinë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat