​Qeveria ndan mjete për pagat në Trepçë, Kurti ankohet për numrin e punëtorëve

Aktuale

​Qeveria ndan mjete për pagat në Trepçë, Kurti ankohet për numrin e punëtorëve

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro e 14 mijë euro në mbështetje të Trepçës për tejkalimin e kriza aktuale, pasi ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se po ndajnë këto mjete për tejkalimin e krizës aktuale.

Kurti: Ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka

“Do të ndajmë 4 milionë euro për mbështetje ndaj Trepçës në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerr, duket që ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka“, tha ai.

Përndryshe, punëtorët e Trepçës për nesër në orën 12:00, kanë paralajmëruar protestë para qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat