Në forumin e mbajtur në Pragë, ishin edhe përfaqësuesit edhe vendeve të Ballkanit.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij ka folur edhe për ndikimin rus në Ballkan, duke iu bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë “që t’i tejkalojnë mospajtimet për t’ia pamundësuar ndkimin Rusisë në rajon”.
Për këtë ka reaguar analisti Driton Tali, i cili ka ironizuar duke thënë se “mirë që Rama kësaj radhe ka mbajtur qëndrim neutral, na paska barazu me Serbinë, se zakonisht ja mban anën Serbisë dhe mikut tij Vuçiç”.
Postimi i plotë:
Prita mos po merret ndokush prej këtyre patriotëve me këtë deklaratë të Ramës që e kish dhënë, në stilin "fqinjtë kosovarë dhe vëllezrit kinezë" por jo ma lehtë m'u marrë me dy "artistë të frustruar".
Por mirë që kësaj radhe nuk e kish akuzu Perendimin për destabilizim të Ballkanit Perëndimor e me mbrojtë Rusinë, qysh e ka zakon.
Besa, mirë edhe që paska marrë qëndrim neutral kësaj radhe: na paska barazu me Serbinë, se zakonisht ja mban anën Serbisë dhe mikut tij Vuçiç.