Ka tre ditë që ka filluar mësimi në shumicën e shkollave të Kosovës. Nxënësit janë paralajmëruar para se të filloj mësimi se cilat nga librat do të përdorin këtë vit.
Megjithatë jo të gjithë nxënësit janë pajisur me libra shkollor. Kjo shihet nga radhët që janë krijuar para librarive dhe shtëpive botuese në kryeqytet.
Qytetarët ankohen se ndonëse presin në radhë të gjata, librat nuk i gjejnë, Dukagjini ka mungesë të librave. U thuhet se janë duke u ribotuar sërish.
Prindërit shprehen se u është kërkuar të blihen vetëm librat e këtij viti, ribotim i vitit 2024, mirëpo disa nga to nuk po gjenden ende.
Këtë vit Qeveria e Kosovës ka subvencionuar prindërit për secilen fëmijë shkollar, për klasët e ulta 80 euro, ndërsa ato të lartat 130 euro.