“Me thanë Thaçi s’ka tentu me shkatërru LDK-në e me qenë duke u gjyku për vrasje të njerëzve të LDK-së”, Abazi kundërshton Baton Haxhiun

Aktuale

“Me thanë Thaçi s’ka tentu me shkatërru LDK-në e me qenë duke u gjyku për vrasje të njerëzve të LDK-së”, Abazi kundërshton Baton Haxhiun

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 22:33
Haki Abazi

Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë në “Pressing”, se Hashim Thaçi përkundër përplasjeve që ka pasur me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), nuk ka tentuar ta shkatërrojë atë.

Sipas tij, këtë e ka synuar Albin Kurti, ai tha se Kurti e solli në pikën më të ulët elektorale LDK-në.

“Hashim Thaçi ka shku te varreza e Rugovës, por nuk ka tentuar shkatërrimin e LDK-së, ka pasur përplasje, por nuk ka tentuar ta shkatërrojë. Albin Kurti është politikani e ka sjellur LDK-në në pikën më të ulët të saj”, ka thënë Haxhiu.

Por, me të nuk u pajtua deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, i cili tha se Thaçi po gjykohet për “vrasjen e aktivistëve të LDK-së”.

“Me thanë Thaçi nuk ka tentu me shkatërru LDK-në, e me qenë t’u u gjyku për vrasjen e aktivistëve të LDK-së. Është pak sa kalim lehtësisht nëpër emra të njerëzve të LDK-së që janë goditur pamëshirshëm në një kohë”.

“LDK-ja është goditur si lëvizje politike, për me mujt me kriju hapësirë për me marrë pushtetin partitë e tjera”, ka thënë Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat