Haxhiu: Serbia është shndërruar në strehë për kriminelët, por gjykimi në mungesë tashmë ekziston

Aktuale

Haxhiu: Serbia është shndërruar në strehë për kriminelët, por gjykimi në mungesë tashmë ekziston

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 14:46
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për punën që është duke e bërë dikasteri i saj për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vend.

Në panelin të Medica Gjakova të mbajtur në Klan Arena, ajo ka theksuar se Strategjia për Drejtësi Tranzicionale është një hap monumental që e pasqyron zotimin e palëkundur të Qeverisë për viktimat e dhunës seksuale.

“Nga këto krime, Serbia është shndërruar në strehë për kriminelët, ata do të ndiqen penalisht me gjykimin në mungesë”.

“I gjithë fokusi ynë është te implementimi i kësaj strategjie dhe jam bindur që për pak kohë do ta kemi një raport për implementimin e kësaj strategjie. Disa nga aktivitetet janë përmbushur por ka edhe shumë të tjera që janë në zhvillim e sipër”.

“Serbia është shndërruar në strehë për kriminelët. Gjykimi në mungesë ekziston. Nga janari i këtij viti kemi filluar. Tashmë kemi dënime për dhunime seksuale gjatë luftës dhe janë disa raste që po trajtohen”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat