​Diskriminimi ndaj shqiptarëve, më 23 shtator mbahet protestë në Preshevë

Aktuale

​Diskriminimi ndaj shqiptarëve, më 23 shtator mbahet protestë në Preshevë

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Më 23 shtator nga ora 13:00 në Preshevë do të mbahet protesta “Marsho për identitet dhe dinjitet”.

Lajmi është bërë i ditur sot nga kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani, sipas së cilës marshi protestues do të nisë nga stadiumi i qytetit dhe do të vazhdojë deri te qendra e qytetit.

Sinani ka thënë se protesta mbahet për shkak të diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që iu bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e Serbisë.

Ajo ka thënë se në këtë protestë do të kërkojnë ndërprerjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga Serbia, njohjen e diplomave, vende pune dhe institucione të hapura për të gjithë.

“Të marshojmë për barazi dhe drejtësi! Në gusht ishim në Bujanoc, në shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë! Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë. Dilni dhe marshoni”, ka shkruar Sinani në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat