Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.
Siç njofton presidenca, në këtë takim Osmani dhe Guerot, diskutuan për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend.
Njoftimi:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Franceze në Kosovë, Olivier Guérot.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Francës, si dhe prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.