Ramabaja: Vuçiqi ndodhet në presionin e fuqishëm të Rusisë

Aktuale

Ramabaja: Vuçiqi ndodhet në presionin e fuqishëm të Rusisë

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 23:25
Njohësi i çështjeve politike, Sadri Ramabaja

Njohësi i çështjeve politike, Sadri Ramabaja, duke komentuar adresimin e sotëm të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se u dëshmua se ai ndodhet nën dy presione.

Sipas tij, në njërën anë u dëshmua se Vuçiqi ndodhet në presionin e fuqishëm të Rusisë dhe të faktorit ndërkombëtar.

“Është fillimi i një vjeshte të nxehtë, në njërën anë Vuçiqi u dëshmua se ndodhet në presionin e fuqishëm të Rusisë, për të filluar hapat që do të hapnin pastaj frontin e dytë të luftës në Evropë pas asaj në Ukrainë, ndërkaq në anën tjetër ai është nën presionin e fuqishëm të faktorit ndërkombëtar pas gjithë diplomacisë perëndimore që të ketë parasysh se çfarë do veprimi që do ta ripërsëriste aksionin e 24 shtatorit të vitit të kaluar“ – ka thënë Ramabaja.

Tutje, Ramabaja ka thënë se kryeministri serb, ka marrë përgjijgje meritore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa tha se Serbia do të përpiqet t’i bëjë normale veprimet e saja supervezive kundër Kosovës.

“Përgjigjje meritore morri edhe prej kryeministrit të Kosovës dhe përgjegjësisht prej faktorit shqiptarë sepse ç’është e vërteta ne po hyjmë në një faze ku gradualisht Serbia do të përpiqet t’i bëjë normale veprimet e saja supverzire kundër Republikës së Kosovës dhe me theks kundër Qeverisë Kurti” – deklaroi Ramabaja.

Më tej, ai theksoi se Vuçiqi ka qenë jashtëzakonisht e interesuar që të shpallet urdhëri për deklarimin e Kosovës si territor i okupuar, sipas tij, se po ta bënte një hap të tillë do të pësonte keq

“Fillimisht ai natyrisht i drejtohej opinionit të brendshëm pjesës që ka qenë jashtëzakonisht e interesuar që të shpallet urdhëri për deklarimin e Kosovës si territor i okupuar, natyrisht i vetëdijshëm se po ta bënte një hap të tillë do të pësonte keq ai filloi vajtimin fillimisht për proceset politike nëpër të cilat ka kaluar” – ka thënë Ramabaja.

Ramabaja u shpreh se Vuçiqi shtatë kërkesat i ka parashtruar në formë ultimative.

“Shtatë kërkesat që i parashtron ai në formë pak a shumë ultimative unë do të thosha se po hyjmë në fazën e veprimeve superzive të theksuara të Serbisë në Kosovë“- tha Ramabaja.

Ramabaja ka folur për njërën nga shtatë pikat, ku kërkohej ”zbatimi i menjëhershëm i garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë” të arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai në Tëvë1, deklaroi se të burgosur politik nuk ka, teksa shtoi janë persona të dëshmuar si kriminela dhe shkelës të rëndë të ligjit.

“Është një dezinformatë e llojit të vet, të burgosur politik në Kosovë nuk ka, që të gjithë ata që i theksoi ai me numër janë thjeshtë të dëshmuar si kriminel ose thjesht si shkelës të rëndë të ligjit, një pjesë e tyre janë pjesëmarrës në aksionin e 24 shtatorit” – deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat