“Mos u zgërdhini”/ Kujtohet videoja kur Kurti i përmend vjedhjet që Thaçi i ka bërë Kosovës: Ju duhet të shkoni në burg

Aktuale

“Mos u zgërdhini”/ Kujtohet videoja kur Kurti i përmend vjedhjet që Thaçi i ka bërë Kosovës: Ju duhet të shkoni në burg

Nga: M.H. Më: 14 shtator 2024 Në ora: 23:44
Albin Kurti

Shefi i qeverisë, Albin Kurti në kohën sa ishte në opozitë kishte drejtuar akuza të mëdha kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi.

Kurti në Kuvendin e Kosovës në vitin 2012 i ishte drejtuar Thaçit se po bën krim duke shitur KEK-un për 26.3 milion euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Kryeministri Kurti i kishte thënë Thaçit mos u zgërdhi sepse çështja është shumë serioze.

Kurti në videon e publikuar përmend disa nga tenderat që Thaçi ka vjedhur në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe KEK-un, e pastaj përmend edhe Aeroportin e Prishtinës, përcjell “Bota sot”.

Ju e dematnoni veten sahere që flisni, nuk ka nevojë të iu demantoj askush tjetër. Ju thatë që po ju ofendoj, moz u zgërdhini, unë nuk mund të iu ofendoj juve përderisa ju nuk keni dinjitet. Ne nuk kemi kundërshtuar autostradtën, por ata që po vjedhin në autostraden në emër të kombit, ju po vjedhni në emër të popullit. Njësoj edhe me aeroportin e Prishtinës, ia keni vënë emrin e komandatit Adem Jashari, e keni bërë djalin e Hamzës drejtor të bordit për me shit më shpejt e më kollaj. Jeni hajna tipik.

Është evidente që qytetarët janë të ofenduar me këtë shitje që po e bëni të distribucionit të KEK-ut, ky është një krim për të cilin drejtë sia dhe gjyqsia e një shteti të së drejtës nesër do të veproj mbi juve”, kishte thënë Kurti në vitin 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat