Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se vendimi i qeverisë për rritje pagash është i veprim i pamjaftueshëm dhe shumë i vonuar.
Ai theksoi se rritja është shumë e pamjaftueshme.
Ai më tej shtoi se lidhur me çështjen e rritjes së çmimeve, masat është dashur t’i merrte qeveria.
“Qe sa vite kemi problem me rritje të çmimeve të energjisë elektrike, kemi 200 % rritje. Kemi rritje të shportës së konsumatorit, p.sh. nëse dikush me 100 euro ka arritur të blinte gjërat ushqimore për familje, sot as me 150 nuk i merr”.
“Qeveria është për të marrë masa që t’ua lehtësojë jetën qytetarëve edhe në këto rrethana të rritjes së çmimeve. Ka tentuar te manipulojë me statistika, por qytetaret e dine se sa vështirë e kanë. A mund të jetojë një pensionist me 100 ose 120 euro, nëse nuk arrin ta mbajë fëmija i vet. Cili pensionist mund ta mbyllë muajin ose të jetojë e të paguajë barna e fatura tjera me këtë pension. Çka mund ë bëjë me 120 euro? Cili prind i joni mund ta kalojë muajin me ato para?”, pyeti Gjoshi.