Kadrijaj: Opozita është sensibilizuar me takime, VV po merret me të kaluarën dhe ‘’hajnat në burg’’

Aktuale

Kadrijaj: Opozita është sensibilizuar me takime, VV po merret me të kaluarën dhe ‘’hajnat në burg’’

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 08:10
Time Kadrijaj

Deputetja e PDK-së, Time Kadrijaj, thotë se partitë opozitare ndryshe nga VV kanë filluar të sensibilizohen me takimet e tyre.

‘’Partitë opozitare janë sensibilizuar në takime me struktura, degë e nëndegë e grupe të interesit që po bëjnë fushatë ku ne si AAK po e prezantojmë planin udhëheqës, ndërsa partia në pushtet në mungesë të tregimit të rezultatit dhe performancës së keqe ende merret me të kaluarën dhe qeveritë paraprake gjë që qytetarët kanë me i ndëshkuar’’, thotë ajo.

Kadrijaj, potencon se kryeministri Kurti është dashur të i prezantoj të arriturat e Qeverisë e jo të merret me të kaluarën.

‘’Kurti është dashur t’i prezantojë të arriturat e Qeverisë dhe jo të merret me të kaluarën, s’ka rezultate asnjë investim asgjë nuk ka të gjitha rrugët në mes të punës i ka lënë’’, thotë ajo.

Deputetja e AAK-së, potencon se parullat e VV-së ‘’hajnat në burg’’’, kësaj radhe i përshtatën parties në pushtet, VV-së.

‘’Parulla hajnat në burg kësaj radhe janë të Vetëvendosjes se kjo qeveri ka korrupsion më së shumti dhe e kanë dëshmuar gjatë këtyre viteve’’, shton ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat