“Kontroll i jashtëzakonshëm”, Zeneli flet për arrestimet e Speciales

Aktuale

“Kontroll i jashtëzakonshëm”, Zeneli flet për arrestimet e Speciales

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 09:02
Hasan Zeneli

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mëngjesin e djeshëm kanë arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakaj dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliu.

Veterani i UÇK-së, Hasan Zeneli këto arrestime i ka quajtur të padrejta.

Zeneli ka thënë se beson se të arrestuarit do të lirohen.

“Me sa jemi të njoftuar në shtëpinë e Fazliut vitin e kaluar ka pasur një kontroll të jashtëzakonshëm dhe janë marrë disa nga letrat të cilat i ka poseduar dhe unë po besojë që Fazliu nuk do të mbahet, por sigurisht do të intervistohet lidhur me shumë… edhe pse s’ka pasur bashkëpunim me këta tre të arrestuarit. Mendoj se do të lirohet dhe nuk do të shfaqet ndonjë problem rreth Fazliut”, është shprehur Zeneli.

Ai ka folur edhe rreth mbajtjes së ish krerëve të UÇK-së që sipas tij, po mbahen padrejtësisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat