Rënia e familjes Jashari, ish-deputetja tregon si u siguruan arkivolet në Gjakovë: Rugova dhe Agani kërkuan ndihmë

Aktuale

Rënia e familjes Jashari, ish-deputetja tregon si u siguruan arkivolet në Gjakovë: Rugova dhe Agani kërkuan ndihmë

Më: 5 mars 2025 Në ora: 18:35
Mevlyde Mezini Saraçi

Mevlyde Mezini Saraçi, ish-deputete dhe aktiviste në kohën e luftës, ka folur për betejën e Prekazit dhe rënien e familjes Jashari.

E pyetur se si u siguruan arkivolet për anëtarët e vrarë të familjes Jashari, ajo ka treguar së pari ka qenë ish-presidenti Ibragim Rugova dhe Fehmi Agani kanë kërkuar ndihmë nga dega e Gjakovës.

Tutje, ajo ka treguar se në Gjakovë janë mobilizuar të gjitha partitë politike dhe brenda pak orëve i kanë siguruar arkivolet, të cilët janë paguar me mjetet e Këshillit komunal për ndihma emergjente.

‘‘Si çdo fillimi marsi është muaji i pikëllimit dhe krenarisë kombëtare. Duke marrë parasysh se rasti i familjes Jashari është rast unik në botë. Duke marrë parasysh angazhimin e përbashkët që kemi pasur, presidenti i asaj kohe historik Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani, kanë biseduar me degën e Gjakovë dhe kanë kërkuar ndihmë që ne t’i dërgojmë arkivolet. Dhe kanë besuar që ne mund ta kryejmë atë punë. Profesor Agani është konsultuar me Kryqin e Kuq ndërkombëtar të cilët kanë bë biseda me policinë serbe dhe si rast humanitar e kanë garantuar transportin. Jemi mobilizuar të gjitha partitë politike në Gjakovë, dhe me aktivetin tonë për pak orë kemi arrit në gjitha dyqanet ku bëhet shitja e arkivoleve të mobilizohemi ti mbledhim. Arkivolet janë pagu me mjetet e Këshillit komunal për ndihma emergjente të cilat janë transferu përmes këshillit për financim. Gjakova në momentin e parë që është informuar për fillimin e betejës së Prekazit e ka shpallë një demonstrate të madhe, dhe janë mobilizua të gjithë njerëzit ta ndihmojnë Drenicën’’, ka thënë ajo në frontal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat