I riu Boshko Joloviq (23) është rrahur brutalisht nga mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS) të cilët po shkonin nga Kosova për në tubimin e paralajmëruar të Aleksandër Vuçiqit, i cili do tw mbahet më 12 prill në Beograd.
Boshko u sulmua pasi ishte pranë burrave që po ecnin, ku pësoi thyerje të hundës dhe lëndime në trup, ndërsa për portalin Nova.rs sqaron se nuk ka dashur të ikë edhe pse është sulmuar nga një numër i madh banditë.
Në rrjetet sociale dje u shfaq një foto e një të riu të rrahur, për të cilin qytetarët thanë se ishte rrahur nga mbështetësit e SNS-së, të cilët dyshohet se po shkonin në këmbë drejt Beogradit për një tubim të planifikuar për 12 prill në Beograd. Ky informacion rezultoi i saktë dhe i riu i rrahur ishte Boshko Joloviq nga Bogutovaci, aty edhe ku ndodhi ngjarja.
Bosko u rrah pas një debati me mbështetësit përparimtarë.
I riu Boshko Joloviq ka shpjeguar për portalin Nova.rs se ngjarja ka ndodhur kur ai po dilte nga tregu dhe pa turmën.