Ymeri: Në 2024 rryma e inkasuar në veri ishte 2.6 milionë, neve na nalet krejt mos me pagu

Aktuale

Ymeri: Në 2024 rryma e inkasuar në veri ishte 2.6 milionë, neve na nalet krejt mos me pagu

Më: 10 prill 2025 Në ora: 12:39
Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka thënë se energjia e faturuar në veri të vendit gjatë vitit 2024 ka qenë 12.7 milionë euro, ndërsa ajo e inkasuar 2.6 milionë.

Ymeri në një shkrim në Facebook, ka thënë “neve na nalet rryma krejt mos me pagu”.

“Sovraniteti vec zgjedh: Jo s’du me pagu.

Mos t’flasim për rritje çmimi..” – ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Shih!

2024: Energjia e faturuar në Veri të Kosovës në vlerë 12.7 Milionë ndërsa e Inkasuar (mbledhur) 2.6 Milionë Euro.

Neve na nalet rryma krejt mos me pagu!

Sovraniteti vec zgjedh: Jo s’du me pagu.

Mos t’flasim për rritje çmimi..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat