Rikthehet në operim njësia B1 pas remontit

Aktuale

Rikthehet në operim njësia B1 pas remontit

Më: 25 prill 2025 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se kanë përfunduar punimet e planifikuara për remontin e njësisë B1, i cili kishte nisur më 23 mars 2025 dhe ka përfunduar përpara afatit të parashikuar.

Sipas KEK-ut, gjatë kësaj periudhe, janë realizuar riparime dhe përmirësime të ndryshme, duke përfshirë ndërrimin e pjesëve të dëmtuara, rinovimin e sistemeve të ndryshme dhe realizimin e procedurave të domosdoshme për stabilitetin dhe efikasitetin e njësisë.

“Falë përgatitjes dhe kontrollit të kujdesshëm, si dhe angazhimit të palodhshëm të ekipit të ekspertëve të TC-B-së, njësia B1 është sinkronizuar me rrjetin elektrik në orën 22:32 të dt: 24.04.2025 dhe aktualisht gjendja e saj është stabile.

Kjo arritje është një dëshmi e punës së shkëlqyer të të gjithë të përfshirëve dhe vlerësimit të lartë të performancës gjatë periudhës së remontit”, njofton KEK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat