Blakaj me reagim të ashpër ndaj Klan Kosovës për lejimin e narrativës serbe në studio

Aktuale

Blakaj me reagim të ashpër ndaj Klan Kosovës për lejimin e narrativës serbe në studio

Nga: A.SH Më: 30 prill 2025 Në ora: 17:48
Branislav Kerstiç

Njohësi i sigurisë, Korab Blakaj, ka reaguar ashpër ndaj Klan Kosovës, pas deklaratave të Branislav Kerstiç në studio, i cili u akuzua për gënjeshtra, shpifje dhe për sulm ndaj Policisë së Kosovës, si dhe për denigrim të veprës së heroit Afrim Bunjaku.

Në reagim përmenden edhe citate nga Dobrica Qosiq, duke e cilësuar gënjeshtrën si pjesë të qëllimit shtetëror serb. “Narrativa serbe në studio është e papranueshme dhe thellësisht denigruese”, thuhet në reagimin e Blakajt duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga mediat vendore në trajtimin e çështjeve të ndjeshme kombëtare.

Postimi i plotë:

Reagim publik ndaj Klan Kosova

“Gënjeshtra është interes shtetëror serb. Gënjeshtra është në vetë qenien e serbit. Gënjeshtra është mënyra e luftës së serbit.”- Qosiq

Branislav Kerstiç genjen, shpif,sulmon institucionin e Policisë së Kosovës dhe denigron vepren sublime dhe Heroin tonë Afrim Bunjaku!

Narrativa serbe në studio e pa pranueshme!Thellësisht denigruese!

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat