Lulzim Peci: Është koha e fundit që të kërkohet interpretim nga Gjykata Kushtetuese

Aktuale

Lulzim Peci: Është koha e fundit që të kërkohet interpretim nga Gjykata Kushtetuese

Më: 1 maj 2025 Në ora: 12:31
Lulzim Peci

Drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci, ka thënë se përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje që të bëjë "akrobacione me mënyrën e votimit për kryetarin e Kuvendit paraqet aktin e fundit të humbjes së besimit dhe kuptueshmërisë së dialogut politik për tejkalimin e krizës së tanishme”.

Sipas tij, mënyra e votimit nuk e zgjidh krizën, por këtë mund ta bëjë vetëm marrëveshja politike.

“Imponimi nuk zgjidh asgjë, përkundrazi tregon moskapacitet për marrëveshje! E drejta për të propozuar nuk nënkupton të drejtën e zgjedhjes”, shkroi Peci në Facebook.

Peci ka vlerësuar se "është koha e fundit që të kërkohet interpretim nga Gjykata Kushtetuese, për ta tejkaluar këtë bllokadë"./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat