Ushtarët amerikanë të KFOR-it stërviten me ekipet e shpëtimit malor në Kosovë

Aktuale

Ushtarët amerikanë të KFOR-it stërviten me ekipet e shpëtimit malor në Kosovë

Më: 8 maj 2025 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale – Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR-i, kanë zhvilluar trajnim të përbashkët me pjesëtarët e Shoqatës së Kërkimshpëtimit Malor të Kosovës.

Qëllimi i stërvitjes siç thuhet,  ishte rritja e gatishmërisë për menaxhimin e emergjencave dhe forcimi i bashkëpunimit mes trupave të KFOR-it dhe ekipeve vendore të reagimit të parë.

Trajnimi përfshiu kujdes mjekësor emergjent, shpëtim në lartësi, zbritje me litar dhe trajnim për zhytës.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në mënyrë të paanshme dhe të pandërprerë. KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundim ligji në Kosovë – EULEX”, shkruhet tutje në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat