Rutte: Dialogu Kosovë-Serbi, pashmangshëm do të diskutohet në Samitin e Tiranës

Aktuale

Rutte: Dialogu Kosovë-Serbi, pashmangshëm do të diskutohet në Samitin e Tiranës

Më: 16 maj 2025 Në ora: 11:05
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë para mediave kosovare se dialogu Kosovë-Serbi dhe situata në Ballkanin Perëndimor, “me patjetër do të jetë temë e diskutimit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë”.

Ai tha se KFOR-i është në Kosovë dhe EUFOR-i në Bosnjë e Hercegovinë për të ofruar siguri dhe se për këtë çështje ka folur edhe dje në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, që u mbajt në Antalia të Turqisë.

Rutte e ritheksoi edhe bisedën shumë të rëndësishme, që sipas tij, e ka pasur me presidentin serb Vuçiq.

Kujtojmë se ditën e sotme në Tiranë do të mblidhet Komuniteti Politik Evropian, ku do të marrin pjesë lider nga vende të ndryshme të Evropës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat