​Bajrami reagon ndaj refuzimit të Agjencisë së Konkurrencës

Aktuale

​Bajrami reagon ndaj refuzimit të Agjencisë së Konkurrencës

Më: 20 maj 2025 Në ora: 20:53
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas refuzimit të ftesës nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, raporton KosovaPress.

Ish-ministrja e Financave, Bajrami e ka quajtur të pabesueshme këtë përgjigje të Autoritetit, e cila shton se AKK po i ikin Kuvendit duke u thirrur në ligjin që siç u shpreh ajo, thotë se duhet t’i përgjigjen Kuvendit të Kosovës.

Deputetja Bajrami sqaron se “nuk kanë bërë ftesë për takim në zyre të LDK-së, por në Kuvend”, ku siç u shpreh ajo, janë të ftuara të gjitha partitë për të dhënë llogari para deputetëve e qytetarëve të këtij vendi.

Deputetja përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar edhe pyetjet që kishte planifikuar t’i bënte të mërkurën në këtë takim.

“Po i bëj publike vetëm dy pyetje që do t’i bëja nesër: A ka KESCO pozitë dominuese në tregun e energjisë?A keni bërë vlerësimin e konkurrencës në bashkëpunim me ZRRE-në, siç e kërkon Ligji për Energjinë Elektrike?”, thuhet në pyetje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat