Kjo është gruaja që dyshohet se e vrau veten në QKUK

Aktuale

Kjo është gruaja që dyshohet se e vrau veten në QKUK

Më: 22 maj 2025 Në ora: 22:05
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një grua rreth 40 vjeçe është gjetur pa shenja jete në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Gruaja që gjetur pa shenja jete është;  Resmije Jashari.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, tha se rasti është raportuar rreth orës 20:00, ku trupi i pajetë është gjetur në një objekt që është ende në ndërtim brenda hapësirës së QKUK-së.

“Rreth orës 20:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë, në një objekt në ndërtim e sipër brenda oborrit të QKUK-së, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, trupi i viktimës, femër, rreth 40 vjeç është pa shenja jete”, deklaroi Borovci.

Sipas tij, të dhënat fillestare sugjerojnë se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje, megjithëse hetimet janë ende në fazën e hershme.

“Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim të plotë dhe me kujdes të shtuar po analizon të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje,” shtoi Borovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat